Hakerimi i sponsorizuar nga Kina në nivele rekord

Hakerimi i sponsorizuar nga Kina në nivele rekord

Hakerimi i sponsorizuar nga shteti kinez është në nivele rekord, thonë ekspertët perëndimorë, duke akuzuar Pekinin për përfshirje në një formë lufte të nivelit të ulët që po përshkallëzohet pavarësisht përpjekjeve politike amerikane, britanike dhe të tjera për ta ndalur atë.

Ka edhe akuza se veprimtaria klandestine, e cila ka në fokus vjedhjen e pronës intelektuale, është bërë më e hapur dhe më e pamatur, megjithëse Pekini vazhdimisht mohon të ketë sponsorizuar hakime dhe akuzon kritikët për hipokrizi.

Jamie Collier, një konsulent në Mandiant, një firmë e sigurisë kibernetike, puna e së cilës shpesh citohet nga agjencitë e inteligjencës, tha se niveli i hakerimit që doli nga Kina në vitin 2021 ishte "një lloj kërcënimi më i rëndë se sa ishte parashikuar më parë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy