Fruthi në Europë, OBSH: Në 2018-n, rekordi i dekadës së fundit (VIDEO)

Fruthi në Europë, OBSH: Në 2018-n, rekordi i dekadës së fundit (VIDEO)

Në vitin 2018, në 53 shtetet e rajonit europian të OBSH-së, i cili përfshin të gjitha vendet e Lindjes bashkë me  Rusinë, janë regjistruar mbi 82 mijë raste fruthi, numri më i madh i dekadës, me 72 vdekje. Konfirmimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë, që thekson se shifra është tre herë më e madhe se ajo e vitit 2017 dhe 15 herë më e madhe se ajo e vitit 2016, viti i një rekordi negativ.

Në raport thuhet se 61% e pacientëve e kanë pasur të domosdoshëm shtrimin në spital. Rritja e rasteve, sipas ekspertëve të OBSH, ka ndodhur pavarësisht se mbulimi me vaksina është shtuar. Në vitin 2017 është regjistruar numri më i madh ndonjëherë për dozën e dytë, me një mbulim prej rreth 90% të popullatës në moshën e vaksinës.

Rastet në fjalë janë regjistruar në 47 shtete nga 53 të tilla, thotë Zsuzsanna Jakab, drejtore e OBSH-së për Europën. "Nga të dhënat është e qartë se, pavarësisht rritjes aktuale të normës së vaksinimit, do të jetë e pamjaftueshme për të ndaluar plotësisht qarkullimin e fruthit", thotë ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy