Leskaj: Pr.ligji i ri nuk prek çështjen e biologjisë dhe formulimin burrë-grua. Flitet për mosdiskriminim

Leskaj: Pr.ligji i ri nuk prek çështjen e biologjisë dhe formulimin burrë-grua. Flitet për mosdiskriminim

Ines Leskaj nga Rrjeti për Fuqizimin e Gruas, duke folur për projekt-ligjin e ri për barazinë gjinore, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk preket çështja e biologjisë, dhe formulimi burrë dhe grua është ai klasik. Ajo vë në dukje se objekti i projekt-ligjit është parimi i barazisë gjinore, dhe mosdiskriminimi, dhe projekt-ligji nuk merret me biologjinë apo ndryshimin e gjinisë. 

 

I gjithë qëllimi ynë për objektin e këtij ligji, duke përfshirë edhe të gjitha organizatat pjesëmarrëse, ka qenë përafrimi me atë të BE, sa i përket Konventës së diskriminimit të të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave. Sepse kishte Çështje sa i takonin dhunës në familje, dhunës fizike. Jemi të vonuar si vend që të kishim këtë projekt-ligj, që në të mirë të shoqërisë, duhet të miratohen sa më shpejt. Termi gjini aty nuk mohon aspak ekzistencën e gjinive burrë, grua, as synohet të preket familja shqiptare, por synohen të mbrohen nga diskriminimi të gjithë anëtarët e komunitetit. Debati është i qëllimshëm, për të nxitur një dezinformim. Nuk ka ekzistuar kurrë koncepti Prindi 1 dhe Prindi 2, ka qenë një histori te tjerrë nëpër media. Nuk synon absolutisht projekt-ligji të shmangë termat burrë dhe grua. Në projekt-ligj formulimi klasik burrë dhe grua është aty në ligj. Çështja e biologjisë nuk është prekur dhe ndryshuar. Aty është thënë që të jetë gjithëpërfshirës. Persona që kanë përkatësi tjetër gjinore, të mos jenë të diskriminuar. Nuk flitet për disa gjini. Flitet për mosdiskriminim. Objekti i ligjit është parimi i barazisë gjinore, nuk merret me biologjinë dhe ndryshimin e sekseve apo gjinisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy