Objektet okulte, besëtytni apo energji?/ Xhafa: Në dhomën e gjumit, pasqyra duhet të reflektojë nga dera, jo nga krevati

Objektet okulte, besëtytni apo energji?/ Xhafa: Në dhomën e gjumit, pasqyra duhet të reflektojë nga dera, jo nga krevati

Objektet okulte shpesh shihen si simbole apo mjete që mbartin “energji të padukshme” ose fuqi mistike, të cilat, sipas besimeve të ndryshme, synojnë të ndikojnë në realitet. 

Studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa, shprehet se shumë objekte që përdorim në përditshmëri transmetojnë energji, përfshirë edhe simbolin e “syrit të keq”. 

Për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, ajo foli edhe për mënyrën e vendosjes së pasqyrës në dhomën e gjumit.

Pasqyra e madhe nuk duhet të reflektojë krevatin, por derën. Nëse pasqyra është e vendosur përballë shtratit, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. 

Rekomandohet që pasqyra të reflektojë nga dera dhe jo nga krevati, ndërsa për pozicionin e gjumit sugjeron orientimin nga jugu.

Sa i përket pasqyrave, ato duhet që të jenë personale dhe të mos përdoren nga disa persona, pasi ato mbartin reflektimin dhe energjinë e atij që është parë në to.

Thyerja e një pasqyre nuk është rastësi, por ndodh kur ngarkesa energjetike është shumë e madhe dhe duhet të “çlirohet”. 

Xhafa thekson se të gjitha objektet tona bartin emocionet dhe energjinë që ne u japim atyre. 

Ne jetojmë në një vorbull energjetike, ku çdo objekt përthith dhe transmeton energji.

Kristalet mund të ndikojnë si pozitivisht ashtu edhe negativisht, në varësi të qëllimit dhe mënyrës se si “ngarkohen”. Në rastet kur një objekt ka qenë më parë në pronësi të dikujt tjetër, mund të jetë e vështirë të shkëputet energjia e personit të mëparshëm.

Edhe rrobat, mbartin energji. Nëse një veshje është përdorur në një ngjarje të rëndë emocionale, si p.sh. një varrim, rekomandohet të lahet ose të lihet në diell përpara se të vishet sërish.

Hudhra dhe kripa konsiderohen si elementë mbrojtës, ndërsa qirinjtë, mënyra si digjen, vajrat dhe ngjyrat e tyre, përdoren për pastrimin e energjive në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy