Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për të përcaktuar finalistin e “Final Four”.
“Të kuqtë” e Shehit e dominuan lojën, por Rrapaj dhe Bitsuka shpërdoruan dy raste të mira për gol përballë portës kundërshtare.
Ndërkaq Skënderbeu i Gvozdenoviç u përpoq të mbrohej mirë dhe të zbriste në kundërsulme të shpejta.
Falë renditjes më të mirë në kampionat, Partizani ka avantazh edhe barazimin në këtë duel gjysmëfinal.
Kjo do të thotë se Skënderbeut i duhet vetëm fitorja për të siguruar finalen.



