Fëmijët e reperit Coolio, duan ta bëjnë hirin e tij gjerdan

Fëmijët e reperit Coolio, duan ta bëjnë hirin e tij gjerdan

Fëmijët e reperit Coolio i dhanë lamtumirën e fundit babait të tyre pak ditë më parë, por kanë gjetur edhe një mënyrë të çuditshme për ta mbajtur pranë vetes.

Trupi i 59-vjeçarit është djegur, mirëpo hiri i tij nuk synohet të shpërndahet në ndonjë det apo të ruhet në ndonjë enë.

Sipas një raportimi të TMZ, 7 fëmijët e reperit që vdiq nga një goditje në tru pak ditë më parë, po mendojnë të përdorin hirin e babait të tyre dhe të bëjnë gjerdanë.

Një përfaqësues i familjes tha, se secili nga fëmijët e tij do të marrë një medaljon për të mbajtur hirin e tij. E njëjta gjë do të vlejë edhe për anëtarët e tjerë të familjes që duan ta kenë pranë vetes.

Nuk është bërë e qartë se si hiri do të “shndërrohet” në bizhuteri, por mendohet se varëset do të shërbejnë si një hapësirë ​​e vogël depozitimi për hirin.

Gjithashtu, secili nga djemtë dhe vajzat e tij do të zgjedhë mbishkrime të veçanta për bizhuteritë e tyre. Hiri i reperit do të përdoret për gjerdanët dhe pjesa që e mbetur prej tyre do të lihet në një enë.

Coolio, reperi më i njohur për këngën e tij ‘Gangsta's Paradise’, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e një miku të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy