Shpërdorim detyre/ Arrestohen pesë zyrtarë të lartë të AKBN, në kërkim ish-drejtori Gradeci

Shpërdorim detyre/ Arrestohen pesë zyrtarë të lartë të AKBN, në kërkim ish-drejtori Gradeci

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar dje arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Mësohet se janë arrestuar punonjësit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa, ndërsa në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” është lënë shtetësja Rezarta Sulejmani. Përveç këtyre zyrtarëve, në kërkim janë shpallur dhe dy të tjerë. Bëhet fjalë për Klodian Gradeci, ish drejtor i hidrokarbureve në AKBN, dhe tjetri biznesmenin Isuf Berberi. 

Urdhër-arrestet janë firmosur pasi këta zyrtarë akuzohen për veprën penale "Shpërdorim detyre", "Mashtrim me pasoja të rënda", "Kontrabandë mallrash pa akcizë" dhe "Fshehje të ardhurash".

Sipas llogaritjeve AKBN nga këto veprime të jashtëligjshme ka pësuar një dëm ekonomik prej 1 miliardë e 472 mijë e 766 dollarë.
Hetimet për këtë rast kanë nisur 4.5 vite më parë, ndërsa Prokuroria e Tiranës dyshon se operacioni është dekonspiruar pasi ish-drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci një ditë para se të ekzekutoheshin urdhër-arrestet është larguar drejt Turqisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy