Inteligjenca amerikane: Putini ende ka si synim pushtimin e pjesës më të madhe të Ukrainës

Inteligjenca amerikane: Putini ende ka si synim pushtimin e pjesës më të madhe të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Trupat e Moskës janë dobësuar aq shumë nga luftimet, saqë zyrtarët amerikanë vlerësojnë se ato janë në gjendje të arrijnë vetëm fitore të ngadalta territoriale.

Kjo do të thotë se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë, thotë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.

Në mars, Moska i ripërqendroi përpjekjet e saj në kapjen e zonës së Donbasit të Ukrainës, pasi dështoi të merrte Kievin dhe qytete të tjera.

“Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, tha zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane”, Haines, por ajo shton se Rusia nuk ka gjasa ta arrijë këtë qëllim së shpejti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy