Profesori i Universitetit të Gjakovës, Ridvan Peshkëpia, tha në emisionin “Arnautistan” se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është pragmatik, dhe jo një politikan konservator dhe ideologjik.
“Donald Trump s’është as konservator, ky kurrë s’thotë jam i djathtë. E ke dëgjuar ndonjëherë Donald Trump-in të thotë jam i djathtë? Ai është pragmatik, ai është aideologjik. Shikoje kabinetin e tij.
Në asnjërën nga këto çështje ai s’ka thënë asgjë përtej asaj që ka thënë Clinton dhe Obama. Për abortin ka dëshpëruar masa të tëra konservatore kur ka thënë unë s’do të firmos asnjëherë një ndalim federal të abortit, por ua ka kaluar shteteve sepse është kushtetuese.
Çështjet e familjes, abortit, jetës apo vdekjes, janë çështje shtetesh. Dënimi me vdekje është çështje shtetesh. Unë asnjëherë s’e kam mbështetur si konservator, sepse asnjëherë s’e ka thënë që jam konservator. Ai është një politikan pragmatik, s’është një politikan konservator”.



