Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita në orën 12 :00, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, takohet me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Çaka ka shkuar pak më parë në zyrën e Llallës, ndërsa mendohet se marrja e masve për ruajtjen e rendit dhe sigurinë gjatë protestës të jenë temë e diskutimit mes tyre.



