Boçi: PD të vijojë bashkimin duke kapërcyer egot personale. Basha të bëjë “mea culpa” (VIDEO)

Boçi: PD të vijojë bashkimin duke kapërcyer egot personale. Basha të bëjë “mea culpa” (VIDEO)

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi tha në MCN Live se procesi i bashkimit në PD duhet të vazhdojë, duke përfshirë bazën, grupin parlamentar dhe ish-drejtuesit.

Ai vuri në dukje se Basha duhet të bëjë një “mea culpa” për situatën e krijuar për demokratët.

Ndër të tjera Boçi tha që duhet të pushojë gjuha e urrejtjes, dhe bashkimi duhet të tejkalojë egot personale.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Apeli ynë do jetë i vazhdueshëm, pasi PD është bashkësi aksionesh e faktorëve aktuale dhe historikë. Por këto aksione marrin vlerë kur janë brenda PD. Unë besoj që ky proces bashkimi duhet të vazhdojë. Është një vendim që pushon debatin brenda PD-së. Unë jam iniciator që të kemi kontakte të drejtpërdrejta me ish-drejtues dhe drejtues aktual, përderisa ata janë drejtues të PD. Duhet të pushojë debati për fatet individuale. Është diskutuar midis nesh dhe kemi dalë në vendimmarrje, që procesi i bashkimit duhet të jetë i vazhdueshëm, duhet të përfshijë të gjithë bazën e PD, grupin e PD, dhe ish-drejtuesve të PD. Deri më tani Basha dhe Alibeaj janë vetpërjashtuar. Nuk i pranon më publiku akuzat që Berisha bashkëpunon me Ramën. Basha është krejt i paqartë, bën autogol të vazhdueshëm, është në fazën e vetpërjashtimit.

Nuk ka negocime. Ka pasur edhe deklarata të tjera dhe biseda që z.Çollaku është i atashuar te PD, ky atashim është i gjithë deputetëve. Në statutin e PD është i përcaktuar qartë edhe mendimi ndryshe dhe fraksionet. Unë dua të pushojë mllefi dhe gjuha e urrejtjes. Kjo është e domosdoshme, sepse gjithë ky investim negativist s’na ka shërbyer. Jemi me fat që jemi afër zgjedhjeve. Institkti i luftës me kundërshtarin të bën të harrosh gjithë sherret dhe zënkat. Këtu ka një qëllimësi më të madhe përtej individit. Duhet kapërcyer një moment egon personale. Basha e para duhet të bëjë një ‘mea culpa’ për të gjithë këtë situatë të krijuar për demokratët. Unë jam te bashkimi, krijimi i një partie, fragmentimi i opozitës, nuk përputhet me situatën, sepse jemi në prag të zgjedhjeve”.

Pyetjes se kush do të jetë kryetari i ri i PD, Boçi iu përgjigj:

"Na është bërë edhe herë të tjera kjo pyetje. Z.Berisha ka një mandat dhe mandati i tij përcaktohet nga fati i zgjedhjeve të 2025-ës, e ka thënë dhe e ka deklaruar edhe vet. Në statut ka një pikë që përcakton raportin me mandatin, në raport me rezultatin zgjedhor të PD. Debatet hidhen për konsum”.”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy