Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, deklaratën e drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila bën përgjegjës ish-zëvendësin e saj Daniel Shima, e sheh si jo të duhur, duke deklaruar se titullarja e institucionit është ajo.
Duke folur për “MCN Live”, ai tha se interes përbëjnë procedurat e dy viteve të fundit, ku nuk ka qenë Daniel Shima fare në detyrë.
Sipas tij, vartësi vepron me autorizimin e Karçanaj dhe për rrjedhojë, fajësia ndaj Shimës nuk qëndron, edhe pse ai nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë.
Nga viti 2016 ndoshta dhe më herët, deri në fund janar 2024, për këtë periudhë nëse është e vërtetë që ka pasur autorizim nga ana e saj, Daniel Shima mund të hetohet dhe ndiqet për të gjitha prokurimet publike.
Interes përbëjnë procedurat e dy viteve të fundit, ku nuk ka qenë Daniel Shima fare në detyrë. Nuk shoh se si mund të shmanget zonja Karçanaj, kur titullarë është ajo.
Vartësi vepron me autorizimin tënd. Kjo ideja që fajin e ka Daneil Shima, siç e thotë zonja Karçanaj, nuk qëndron. Zonja Delibashi ka qenë nga shkurti 2024 deri kur u shkarkua në plasjen e aferës AKSHI, dhe për këtë situatë përgjegjësinë e ka dyshja Delibashi-Karçanaj.
Nga 2013 deri në 2026, zonja Karçanaj ka qenë titullarja e AKSHI-t. Me mënyrën si po ndiqet kjo dosje, nuk shoh ndokënd që do e shpëtojë. Shpëtimi ndodh nëse palët lodhen. Që nuk shoh lidhje nga ana e SPAK.
Nuk shoh ndonjë skenar që zonja Karçanaj të shmanget nga përgjegjësitë. Të lexohen dokumentet me ngadalë dhe të shihen ngadalë, me profesionalizëm. Shima është thirrur si shumë njerëz të tjerë, për të dëshmuar çka ata dinë. Shima është thirrur si zëvendësdrejtor për gjërat që di, dhe atë që në biseda, chat e etj.
Nuk do të thotë se nuk ka përgjegjësi. Historia shitet në dy grupe. Është grupi i Gerond Meçe me Shimën dhe grupi Ermal Beqiri, Ergys Agasi. Këtu shmanget Hava Delibashi. Është gabim ta ndash në grupe.
Janë dhjetëra emra të përmendur për dosjen “AKSHI”, dokumentet janë aty. Anëtarët e KVO vijnë në një moment të dytë, pasi janë bërë aplikimet. Në gjithë këtë histori janë dhjetëra emrat. Kjo histori duhet bërë çmos për të kuptuar më shumë se kjo fasadë.
Daniel Shima të thotë se në çfarë është përfshirë, ndërsa zonja Karçanaj, nuk mund të mjaftohet me faktin që i dhashë firmën dhe kaq. Nuk e ke pronën e babait.
Zonja Karçanaj nuk mund të shmangë përgjegjësitë me një tek deklaratë në ekran. Duhet hetim i thelluar, ndoshta përfshihen dhe anëtarët e KPP.



