
Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një helikopter dhe një avion i i vogël u përplas në kufirin midis Francës dhe Italisë, thonë autoritetet.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy të plagosur në vendin e rrëzimit, ka shkruar në Twitter shërbimi i shpëtimit malor të Italisë (CNSAS).
Përplasja ndodhi mbi akullnajën Rutor pranë La Thuile në luginën e Valle d'Aosta.
Dy helikopterë u dërguan me një mjek dhe ekipet e shpëtimit në bord, tha CNSAS.
Ekipet e shpëtimit u pajisën me mjete metalike. Të plagosurit janë duke u dërguar në spital.
Deri më tani nuk është e qartë se si ndodhi përplasja ose kush ishte në bordin e avionit.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, një spital në Aosta ka aktivizuar procedurën emergjente, me tre teatro operative dhe gjashtë njësi të kujdesit intensiv të gatshëm për të ndihmuar të plagosurit.
La Thuile është një vendpushim popullor skive në veriperëndim të Italisë.



