
Kryeministri Edi Rama, në një fjalim 120 minutash në grupin socialist pranoi se nuk e ka çrrënjosur korrupsionin, një pohim që vjen edhe në kontekstin e rasteve të zbuluara nga drejtësia, rasti më i fundit bashkia e Tiranës.
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në “Të pa ekspozuarit” në MCN TV, këtë rritje të korrupsionit në administratën shqiptare e sheh më të shumëfishuar mu pas ngritjes së SPAK.
Korrupsioni kapilar i shumëfishuar në gjithë piramidën e gjithë ekzekutivit të Shqipërisë pas ngritjes se SPAK, se kjo është enigma.
Këta i kanë futur marshin e pestë, kanë shkelur gazin ën dërrasë, e tregojnë fakte qe kanë dal dhe po dalin, e tregojnë raportet e DASH, hetimet e SPAK, sidomos ne bashkinë e Tiranës dhe papritur publiku shqiptar ballafaqohet me një të vërtete të pabesueshme në njërën anë, që këta, kanë vjedhur më shumë pasi u ngrit instrumenti që do ju fuste friken të gjithë zyrtarëve që është SPAK-u. Kjo është e vërteta, atëherë enigma kërkon shpjegim, si ka mundësi. Enigma, kërkon shpjegim, si ka mundësi? Mirë zyrtarët e mëparshëm, por kanë bërë korrupsion, kur korrupsioni garantohej nga pandëshkueshmëria në sistem. A u ngrit SPAK në kontekstin e një retorike që tani merr fund korrupsioni? Analiza e kësaj enigma, na çon në disa përfundime, që administrate e Ramës, ka menduar që SPAK do të kapë palën tjetër, sepse ne jemi të garantuar se drejtësinë e ka shefi ynë. Ka ndihmuar edhe retorika e opozitës dhe disa analistëve, që kanë thënë SPAK e ka në dorë Rama. E kanë besuar dhe i kanë rënë me top. Kanë rënë brenda si gallofë në këtë histori.



