Kuvendi i PD shpall “nul” vendimet e 11 dhjetorit, Gjana: Nesër bëjmë publik 5400 emrat e delegatëve

Kuvendi i PD shpall “nul” vendimet e 11 dhjetorit, Gjana: Nesër bëjmë publik 5400 emrat e delegatëve

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD-së Jemin Gjana kërkoi që emrat e 5004 delegatëve të pranishëm të bëhen publikë ditën e nesërme më 19 dhjetor.

Ndërkohë ai ka anoncuar 4 vendimet që do të shtrohen sot për votim, të cilat u votuan nga delegatët. Bëhet fjalë për miratimin e rezolutës së 12 dhjetorit, iniciativën për dekomunistizimin, mos vendosjen në funksione drejtuese të personave të shpallur non grata nga SHBA si dhe krijimin e një strukture statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.

Kujtojmë se Rezoluta e 12 dhjetorit cilësoi nul Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij.

Po ashtu, cilësoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, si anti-amerikane. Në pikat e tjera të kësaj rezolute, njihet si Kuvend legal ai i 18 dhjetorit, si dhe theksohet se Partia Demokratike ka në plan të parë luftën ndaj korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë.

Të dhënat që kam këtu konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi që të krijohet një komision për regjistrimin e delegatëve dhe të gjithë vendimmarrjen e këtij Kuvendi.  7646 anëtarë nga të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e datës 148 dhjetor 5004 delegatë

Kuvendi i PD shpall “nul” vendimet e 11 dhjetorit

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur 'non grata' nga SHBA. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.

Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur anti-amerikane. Edhe Kuvendi Kombëtar e konsideron nul Kuvendin e Berishës, dhe për to nuk ka asnjë vlerë politike, ndërsa shtohet se ai ka vepruar si Enver Hoxha, ku ka themeluar një organizatë anti-amerikane, nga e cila distanohen me forcë. Po ashtu, Këshilli Kombëtar ‘mandaton’ Lulzim Bashën të mbroje me forcë vlerat e Partisë Demokratike.

3 vendimet e Kuvendit Kombëtar

1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021

2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës Qytetare për Demokracinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy