Teuta është eliminuar në e turin e parë të eliminatoreve në Champions Legaue. Durrsakët i kanë dhënë lamtumirën këtij kompeticioni, teksa janë mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-0 nga moldavët e Sheriff Tiraspol.
Këta të fundit pasi triumfuan në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” me rezultatin e thellë 4-0, teksa ia dolën të fitojnë minimalisht edhe në ndeshjen e kthimit.
Kështu moldavët kalojnë më tej në raundin e dytë të Champions League, ndërsa kampionët e Shqipërisë do të vazhdonjë rrugëtimin në Conference League, nga turi i dytë, ku do të përballen me një ekip modest si Inter Club d’Escaldes të Andorrës, që më parë e ka mundur Prishtina në ndeshjet paraeliminatore të Champions League.



