Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së Halilit, duke vënë në rrezik edhe disa banesa.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni i shuarjes është mbështetur edhe nga ajri, me ndërhyrje për izolimin e vatrave të zjarrit.
Në Krujë ka qenë i pranishëm edhe ministri Nufi, i cili ka inspektuar nga afër situatën dhe operacionin e forcave në terren.
Për momentin, fokusi kryesor i autoriteteve është mbrojtja e banesave dhe frenimi i përparimit të flakëve drejt zonave të banuara.



