
Bashkimi Evropian është dorëzuar përballë protestave të fermerëve duke tërhequr planin “net zero” për uljen e ndotjes atmosferike nga sektori i bujqësisë.
Kërkesa për reduktimin e 1/3 së gazeve si nitrogjeni dhe metani të lidhura me ndotjen e shkaktuar nga sektori i agrikulturës si dhe plani disavjeçar për të reduktuar gazrat e lëshuara në atmosferë deri në 90% brenda 2040 është tërhequr nga Bruskeli.
Të martën Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian propozoi tërheqjen e planit të Bashkimit Europian për përgjysmimin e sasisë së pesticideve të përdorura nga fermerët.



