Në seancën e parë të Kuvendit që do të mblidhet pasditen e kësaj të mërkure për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës nuk do të ketë asnjë emër kandidati pasi PS dhe LSI, ndonëse i kanë votat e mjaftueshme kanë rënë dakord të përzgjedhin një emër të pranuar edhe nga opozita.Ndërkohë kjo e fundit, është e vendosur të mos marrë pjesë në këtë proçes pa u krijuar më parë qeveria teknike.



