
Vijon përplasja virtuale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Pasi Rama deklaroi se do të ushtrojë edhe funksionet e ministrit të Jashtëm deri në zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, kreu i shtetit ka reaguar me një postim në Facebook.
Meta shprehet se, për presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin, e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”, shkruan Meta.
Paraditen e sotme, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, një shkelje për të cilën do të shprehet Gjykata e re Kushtetuese.



