Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia po vazhdon të grumbullojë forca atje.
Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, deklaroi në një television kombëtar: “Nga këndvështrimi im, kjo ofensivë e madhe në Ukrainën lindore tashmë ka filluar”.
"Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: Lufta ka filluar. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë ditët e fundit se kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pasi Moska nu kia doli të marrë Kievin.



