Atentat gjatë meshës katolike në Filipine, 4 të vdekur

Atentat gjatë meshës katolike në Filipine, 4 të vdekur

Katër persona humbën jetën dhe 42 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur gjatë kremtimit të meshës katolike në Marawi, në jug të Filipineve.

Shpërthimi ndodhi në një gjimnaz në Universitetin e Mindanaos ku po kremtohej një meshë ku morën pjesë dhjetëra njerëz, shumë prej tyre studentë të universitetit.

Në vitin 2017, qyteti ishte skena e një beteje pesë-mujore midis forcave qeveritare dhe militantëve të lidhur me Shtetin Islamik. Personeli shtesë i sigurisë është vendosur në kampus dhe të gjitha aktivitetet akademike janë pezulluar deri në një njoftim tjetër.  

Mamintal Alonto Adiong Jr, guvernator i provincës Lanao del Sur në Mindanao, dënoi sulmin e dhunshëm gjatë meshës katolike në qytetin me shumicë myslimane.

Këtu, në provincën time, ne mbështesim të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën e fesë.

Sulmet terroriste kundër institucioneve arsimore duhet të dënohen sepse këto janë vende që promovojnë kulturën e paqes dhe trajnojnë të rinjtë tanë që të jenë formuesit e ardhshëm të këtij vendi.

Në një deklaratë, Universiteti i Mindanaos tha se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga akti i dhunës dhe dënoi “pa mëdyshje dhe në termat më të fortë këtë akt të tmerrshëm dhe të pakuptimtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy