Përplasja me armë te ‘Regina Palm’/ Gjykata liron Luan Muçën, arrest me burg për 3 të tjerë

Përplasja me armë te ‘Regina Palm’/ Gjykata liron Luan Muçën, arrest me burg për 3 të tjerë

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar pas sherrit të bujshëm të armatosur të ndodhur në ambientet e hotelit ‘Regina Palm’ në Vlorë, ku u përplasën biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

 

Për pronarin e kompanisë gjigante ‘Delta Group’, Luan Muçën, gjykata ka caktuar masën e lehtë të sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkaq, situata paraqitet më e rëndë për bashkëpunëtorët e tij. Për Mandrit Lleshajn, pronarin e kompanisë së sigurisë ‘SWAT Security’ (rojet e së cilës shoqëronin Muçën), gjykata vendosi masën “Arrest me burg”. Të njëjtin fat patën edhe Klaudio Lleshaj dhe shqiptari nga Kosova, Blerim Heta, të cilët mbeten në qeli. 

 

Për sa i përket palës tjetër në konflikt, gjykata caktoi masën “Arrest shtëpie” për Anxhelo Breshanin, njeriun e afërt të Vasil Bedinajt, i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit luksoz ‘Range Rover’ gjatë përleshjes. 

 

Sakaq, ngjarja mbetet ende larg zbardhjes së plotë. Policia ka shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa dosja hetimore i ka kaluar zyrtarisht Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. 

 

Kujtojmë se si shkak i këtij konflikti të egër qëndrojnë dy dëshmi të kundërta: biznesmeni Vasil Bedinaj ka akuzuar Luan Muçën për vendosjen e një gjobëvënieje prej 5 milionë eurosh. 

 

Nga ana tjetër, Muça e ka mohuar prerë këtë version, duke pretenduar se e gjithë përplasja ka ndodhur për çështje pronësie në bregdetin e jugut dhe ligjshmërinë e dokumentacionit të tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy