Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se deputetët që kanë kërkuar ngritjen e një PD-je të janë në grupin e Bardhit.
Duke vijuar më tej, Kume tha se këta deputetë e kanë bërë këtë kërkesë edhe me arsyetimin se procesi për vulën po mbahet zvarrë.
Në diskutimin e fundit ka pasur debate, është kërkuar nga disa deputetë që në një farë mënyrë e kanë pranuar që dhe për shkak të gjykatave të ngrihet një parti e re.
Berisha e mohoi, ai tha jo.
Ata që e kërkojnë ngritjen e një partie të re janë kryesisht deputetët që janë në grupin e Bardhit. Kanë qenë më pragmatik, e kanë ndjekur situatën dhe me Bashën dhe me Berishën. Kur ka dy vite që mbahen zvarrë një proces i tillë, ata e dinë që kjo do të vazhdojë dhe në 2025, por kërkojnë që të krijohet një parti.
Më tej Kume tha se PD-ja e Bashës e ka gati një paketë që synon ta bëjë Shqipërinë me një rajon.
Duka ka bërë takime në gusht me Bashën dhe në fundmi ka pasur një takim me Alibeajn një ditë pasi Berisha tha se kemi konsoliduar bashkimin me aleatët e PD-së.
PD e grupit Basha, ka një paketë që po e diskuton, që synon ta bëjë Shqipërinë me një rajon, proporcional, jo më rajonal, por kombëtar, si dhe të hapen listat 100% .



