LSI këmbngul për lista të hapura, Vasili-Ballës : E kemi kërkuar që në 2008, u mbrojt fort nga ne

LSI këmbngul për lista të hapura, Vasili-Ballës : E kemi kërkuar që në 2008, u mbrojt fort nga ne

Lëvizja Socialialiste për Integrim vijon të përsërisë mesazhin e saj për një sistem zgjedhor me lista të hapura, ku votuesit kanë më shumë peshë në përzgjedhjen e deputetëve të rinj.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili që në një prononcim për mediat, tha se LSI ka kërkuar listat e hapura që në vitin 2008, duke shtuar se kjo çështje tashmë nuk është në interes të kësaj force politike, por të vetë opinionit publik.

“Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni për ata që kanë një memorie të vëmendshme ne e kemi kërkuar që në 2008 dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra s’është që lind sot paraqitet dhe propozohet sot, kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008 e rimarrim që në një klimë të re më konstruktive krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu se s’ka të bëjë me interesin e LSI por interesin e një procesi sa më përfaqësues në këtë çështje”, tha kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy