
Analisti Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ ka komentuar reagimin e Ramës për arrestimin e kryebashkiakut për të cilin u shpreh se Rama e ka humbur tërësisht qetësinë pasi shqetësimi i tij është përtej Veliajt.
Ai tha se Rama sot u soll si Berisha me akuzat ndaj SPAK duke e cilësuar dhe si stacion treni, por që ai duhet të ruajë qetësinë teksa theksoi se drejtësia është e pavarur dhe larg politikës.
Sipas tij Rasma ka hallin e dëmit elektoral dhe jo të Veliajt pasi 11 maji është një sprovë elektorale dhe për maxhorancën.
Përgjithësisht e ndjek kryeministrin në bashkëbisedimet e tij me publikun, por sot kuptova se Edi Rama e ka humbur përfundimisht qetësinë në raport me atë se çfarë po ndodh me qeverinë e tij në tërësi duke nisur nga drejtorët, ministrat etj.
Sot pashë një kryeministër të transformuar në raport me atë çfarë po ndodh me drejtësinë dhe jo vetëm për rastin e Veliajt, por ai sot u vendos në raport me institucionet e drejtësisë nga retorika me Berishën dhe pse u përpoq të shpëtonte herë pas here me njëlloj finese.
Sot për të gjithë ata që kanë qenë skeptik institucionet e drejtësisë kanë treguar se kanë krijuar një distancë higjenike nga politika e kontaminuar. Sot dëgjova që Rama ti drejtohej SPAK si stacioni i trenit.
Pra sot Rama u mor me detajet e dosjes Veliaj dhe pse thoshte që duhet të presim provat. Kur kryeministri nis dhe merret me detajet çështja bëhet serioze. Rama duhet të ruajë qetësinë sepse çdo humbje qetësie që ka do i humbasë pikë në raport me publikun sepse çështja është se si perceptohesh ti në publik.
Drejtësia është e pavarur, të pëlqen apo jo mbaje meritën deri aty ku pretendon se e ke, mos e bëjë si ata delenxhinjtë politikë që e bëjnë nderin dhe pastaj e përmend. Besoj se kjo i jep logjikë asaj që unë shpjegova, tregon ngarkesën emotive që kryeministri ka dhe kjo jo në raport vetëm me Veliajn por përtej kësaj për gjithçka që po ndodh.
Kush je ti që pretendon se argumenton dhe logjikon nëse ka apo jo prova? Ose i qëndrojmë momentin që drejtësia është e pavarur dhe arsyeton mbi provat që ka, sepse çështja kryesore për Veliajn është inceneratori dhe këto çështjet e tjera duken si zbukurime.
Do domosdoshmërish ta dekurajoj si çështje Erion Veliajn, por besoj se më shumës e hallin e Veliaj ai ka hallin e dëmit elektoral në zgjedhje, por ndërkohë do duhej ta kishte menduara me kohë këtë çështje.
Sepse solli Gonxhen nga Dibra, përforcoi me disa elementë Ogertën, Braçen, por nuk e di tani, këto janë dhe sprovat e njerëzve të tjerë, nëse këta mund të mbushin vendin bosh të Veliajt këta. Do jetë një sprovë elektorale kjo e 11 majit për maxhorancën. Me këto halle që ka kjo maxhorancë, çdo opozitë do i kishte këto zgjedhje të fituara.



