AstraZeneca paguan 425 milionë dollarë për të mbyllur paditë për dy medikamente në SHBA

AstraZeneca paguan 425 milionë dollarë për të mbyllur paditë për dy medikamente në SHBA

Gjigandi farmaceutik suedez-britanik AstraZeneca ka rënë dakord të paguajë 425 milionë dollarë për t'i dhënë fund proceseve gjyqësore në Shtetet e Bashkuara në lidhje me ilaçet e saj për aciditetin në stomak, Nexium dhe Prilosec, por nuk pranon asnjë dëm që lidhet me to.

Kështu thuhet në një njoftim për shtyp që u publikua këtë të martë. 

“Marrëveshjet i dhanë fund padive që ishin duke u zhvilluar  në New Jersey dhe Delaware, në Shtetet e Bashkuara lindore”, thuhet në njoftimin për shtyp.

AstraZeneca vazhdon të besojë se këto akuza janë të pabaza dhe nuk pranon asnjë faj ”, shton grupi.

Sipas paditësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nexium dhe Prilosec shkaktonin probleme me veshkat, mëlçitë, kockat dhe se kompanitë farmaceutike që prodhonin këto lloj ilaçesh  ishin të njohura me këto efekte anësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy