Në Wuhan, aty ku nisi epidemia e koronavirusit, gjarë duket se kanë marrë kthesë.
Në qytet është mbyllur një prej 16 spitaleve të ngritura me urgjencë pasi koronavirusi nisi të përparonte me shpejtësi.
Vendimi erdhi falë rënies drastike të rasteve të reja të të prekurve, raportoi rrjeti shtetëror CCTV.
Megjithatë, mbyllja e spitalit u vendos vetëm pasi prej tij dolën të shëruar të gjithë pacientët e shtruar.
Provinca e Hubei, e cila ka Wuhanin kryeqendër, regjistroi dje 196 raste të infektuarish, një shifër që për herë të parë bie nën 200 nga 24 janari.



