
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për mjekun e QSUT, Edvin Prifti. Kardikirgu Edvin Prifti mbetet i pezulluar nga detyra edhe për tre muaj të tjerë.
Gjatë seancës së sotme nëpërmjet avokatit të tij, Prifti i ka kërkuar gjykatës nëse ky vendim nuk i lejon ushtrimin e detyrës vetëm në shtet apo edhe në privat ndersa gjykata nuk ka dhënë një përgjigje duke u shprehur se përgjigjen do e marrë në arsyetimin e vendimit
Disa javë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro dy llogari bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 mlion dhe 177 mijë euro, ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.



