Shtëpia e Bardhë: SHBA do të sanksionojë Putin dhe Lavrov

Shtëpia e Bardhë: SHBA do të sanksionojë Putin dhe Lavrov

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe në sanksionimin e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme gjatë së premtes, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se SHBA, në përputhje me vendimin e aleatëve europianë, do të sanksionojnë Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, Psaki u tha gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë edhe ndalimin e udhëtimeve.

Më tej shtoi se detaje më specifike mbi sanksionet, do të publikohen në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy