Tërmeti, sizmiologët italianë: Mund të ketë gjeneruar një cunami

Tërmeti, sizmiologët italianë: Mund të ketë gjeneruar një cunami

Tërmeti i frikshëm i mëngjesit të së martës ka shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme materiale të shumta. Ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të rritet, pasi nuk dihet numri dhe gjendja e personave të bllokuar nën rrënoja, pyetja që kanë të gjithë është: A do të ketë lëkundje të tjera?

Është e pamundur të parashikosh një tërmet dhe aq më pak se sa i fuqishëm do të jetë ai.

Sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, në brigjet e të cilës u ndien lëkundjet e sotme, thonë se është e pamundur të parashikohet shkalla e lëkundjeve në të ardhmen. “Ne nuk dimë me detaje se çfarë do të ndodhë", thotë sizmologu Salvatore Stramondo për ANSA.

Lëkundjet e orëve të fundit janë gjeneruar nga ngjeshja midis pllakave tektonike të Afrikës dhe Euroazisë, madje mund të ketë pasur edhe një cunami”, thotë sizmologu Alberto Michelin.

E njëjta zonë është goditur nga disa tërmete më 21 shtator, dy prej të cilave me magnitudë 5.8 dhe 5.4 ballë. "Për momentin nuk ka elementë të mjaftueshëm për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje midis ngjarjes së sotme dhe atyre tërmeteve", thotë Michelini.

Zona e prekur është e vendosur në skajin midis pllakës afrikane, e cila shtrihet nga jugu në veri, dhe asaj euroaziatike, e cili shtyn në drejtim të kundërt. Në këtë mënyrë gjenerohet një lëvizje kompresimi, e cila bëhet shkak për tërmete.

Duke marrë parasysh magnitudën e tërmetit të sotëm, ka pasur një paralajmërim për cunami. "Është lëshuar për brigjet shqiptare dhe për ato greke e italiane sepse Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjsë është përgjegjës për alarmin e tsunamit në Mesdhe", tha Stramondo. Tsunami nuk ka ndodhur për shkak të thellësisë së tërmetit. Megjithatë, sizmiologët italianë nuk e përjashtojnë mundësinë që, në nivele të ulëta, mund të ketë pasur një dukuri të tillë.

Ne nuk e dimë – vë në dukje Michelini - nëse në nivel lokal mund të kenë ndodhur fenomene të vogla, duke filluar nga 5 deri në 6 centimetra".

Tërmeti i sotëm u ndie përgjatë gjithë bregdetit italian, nga Trieste në Puglia në Campania dhe Kalabri. Ky perceptim reflektohet në hartën më poshtë. / ANSA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy