Izraeli bombardon kopshtin e fëmijëve në Rafah, vdesin 2 të mitur

Izraeli bombardon kopshtin e fëmijëve në Rafah, vdesin 2 të mitur

Të paktën dy fëmijë u vranë në një sulm izraelit në një kopësht fëmijësh në qytetin jugor të Gazës, Rafah, tha ministria palestineze e Shëndetësisë, citon nga agjencia e lajmeve Wafa.

Sulmi ka ndodhur gjatë natës dhe raportohet për dhjetëra të plagosur gjithashtu.

Ndërkohë po nga të njëjtat burime bëhet me dije se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 127 persona dhe kanë plagosur 178 të tjerë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e shëndetësisë shtoi se gjithsej 27,365 palestinezë janë vrarë dhe 66,630 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.

Që nga 8 janari, sipas statistikave palestineze, rreth një në çdo 100 njerëz në Gaza ishte vrarë që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli beson se ka vrarë dy civilë palestinezë për çdo militant të Hamasit në fushatën e tij intensive për të eliminuar grupin e armatosur nga Rripi i Gazës, një raport që një zëdhënës i IDF e përshkroi për CNN muajin e kaluar si "jashtëzakonisht pozitiv".

Më shumë se 1200 njerëz u vranë dhe rreth 200 të tjerë u rrëmbyen në sulmin terrorist të 7 tetorit në jug të Izraelit. Rreth 130 pengje mbeten në Gaza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy