Bardhyli: Ka rritje cilësore të librit shqip, po mbështesim përkthimin në gjuhë të tjera

Bardhyli: Ka rritje cilësore të librit shqip, po mbështesim përkthimin në gjuhë të tjera

Vitet e fundit ka pasur një rritje cilësore të librit shqip. Veprat e reja të letërsisë shqipe kanë qenë në fokus të politikave të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përgjatë dy viteve të fundit. Në studion e lajmeve të MCN TV, Alda Bardhyli, e cila drejton këtë qendër, tha se përveç hapësirës së krijuar për promovimin e autorëve dhe veprave të reja të letërsisë shqipe po mbështetet edhe përkthimi i tyre në gjuhë të huaja.

Vitet e fundit ka rritje cilësore të librit shqip. Ka pasur vepra dinjitoze. Kështu që prioriteti i QKLL ka qenë libri shqip. E kemi bërë pjesë të aktiviteteve dhe i kemi dhënë më shumë zë librit shqip. Për herë të parë këtë vit kemi organizuar panairin e librit shqiptar.  

QKLL përpiqet përmes politikave të saj të mbështesë çdo vit 6 autorë shqiptarë që botojnë në gjuhë të tjera.  Janë mbi 15 autorë shqiptarë të mbështetur për të ardhur në gjuhë të ndryshme. Përkthimi mbetet sfidë, pasi mendoj që interesi ndaj librit shqip nuk është në ato nivele që do të donim. Ka mungesë të përkthyesve. Po punojmë të mbështesim ata që quhen shqipëruesit e rinj.

Bardhyli tha se libri ndodhet përballë sfidave të kohës, megjithatë, pavarësisht kësaj, pandemia u përdor si një mundësi për ta rikthyer lexuesin te ai.  

Libri si çdo gjë tjetër që gjendet përballë presioneve të reja, sfidat kanë qenë të mëdha. Pandemia preku edhe sektorin e botimeve. Por kjo periudhë ka qenë një periudhë lobimi. Prioriteti i QKLL ka qenë fushata e leximit dhe krijimi i hapësirave për të folur për të. I kemi dhënë akses autorit shqiptar, letërsisë shqiptare.

Lidhur me sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, Bardhyli u shpreh se është një sulm që i bëhet fjalës së lirë.

Është një shkrimtar që prej një dekade bën betejë për fjalën e lirë. Amerika ishte toka ku ai mendonte se ishte i lirë. Selman Rushdie, në librin e tij të fundit në shqip, flet shumë edhe për luftën e Bosnjes, tregon një debat që ka bërë me shkrimtaren Susan Sontag. Qëndrimi i tij për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë ka qenë i qartë, le të mos harrojnë edhe rastin kur Peter Handkes iu dha çmimi Nobel në letërsi. Rushdie mbron anën e të drejtave të njeriut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy