
Një gjykatë kanadeze vendosi të dëmshpërblejë me 107 milionë dollarë kanadezë (afërsisht 74.2 milionë euro), përveç interesit, familjet e gjashtë prej viktimave të fluturimit PS752 të Ukraina International Airlines, i rrëzuar më 8 janar 2020 menjëherë pas ngritjes nga Teherani.
Kjo është hera e parë që kompensohen familjet e viktimave, raporton transmetuesi publik kanadez CBC, duke shtuar se Irani nuk është mbrojtur në gjykatë.
Të gjithë 176 personat në bord mbetën të vdekur, përfshirë 55 qytetarë kanadezë dhe 30 pasagjerë me vendbanim të përhershëm në Kanada.
Në këtë pikë nuk është e qartë se si do të bëhet pagesa nga ana e Teheranit, i cili majin e kaluar hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Ontario, sipas të cilit rrëzimi i avionit ndodhi "qëllimisht" dhe ishte një "akt terrorist". Nga ana e tij, avokati i të afërmve të viktimave, Mark Arnold, tha se do të kërkojë sekuestrimin e aseteve iraniane në Kanada dhe jashtë saj, të cilat mund të përfshijnë edhe cisterna nafte.
Në drejtim të avionit u qëllua në një moment kur forcat kundërajrore iraniane ishin në alarm maksimal. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi kishte nisur një sulm me raketa në një bazë amerikane në Irak si hakmarrje për vrasjen e të gjeneralit Qassem Soleimani, komandant i forcave Qods të Pasdaran. Republika Islamike e pranoi përgjegjësinë pas disa ditësh. Sipas raportit përfundimtar të organit të aviacionit civil të Teheranit, i publikuar marsin e kaluar, ishte një "gabim njerëzor".



