
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret negociata “të vështira, por të mundura” për një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, javën e ardhshme.
Mogherini ka mbërritur të mërkurën në Vjenë, ku do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sesioni i radhës i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së, do të mbahet më 7 shtator.
“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë Mogherini.



