“Xhadat” – Sezoni ri turistik gjen me plehra dhe ujëra të zeza plazhet publike të Durrësit dhe Golemit (VIDEO)

“Xhadat” – Sezoni ri turistik gjen me plehra dhe ujëra të zeza plazhet publike të Durrësit dhe Golemit (VIDEO)

Durrësi është një destinacion për shumë pushues nga Shqipëria, Kosova dhe jo vetëm. Emisioni xhadat beri një vëzhgim në tre zona të bregdetit Adriatik dhe konkrtetisht tek “Mali i Robit”,  në zonën e Golemit, tek “Pishat e Buta”,  si dhe tek zona ndërmjet "Shkëmbit të Kavajës" dhe “Plepave”. 

Ajo që vumë re është se në të gjitha këto zona, aty ku kishte plazh publik kishte gjithmonë një kanal me ujëra të zeza ose ujëra të bizneseve ngjitur.

Pushuesit shprehen të pa kënaqur nga kushtet që kanë gjetur në plazhet publike këtë sezon.

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë aksionit të Planit të Pastrimit Kombëtar tha:

Unë besoj që padiskutim do jetë sezoni më i pastër edhe për shkak të punës së jashtëzakonshme që është bërë qysh në nëntor, ditë për ditë.  Ditë për ditë edhe për shkak të instrumentit të ri financiar që ka vendosur qeveria, por është thelbësore që të gjithë të marrin pjesë në këtë përpjekje.

Nëse nga njëra anë, ne dhe bashkitë, në këtë përpjekje jemi për të pastruar, të tjerët duhet të jenë  për të mos ndotur.

Është shumë e rëndësishme dhe ky është  elementi  i parë  i abetares së patriotizmit, të mos ndosim shtëpinë tonë të përbashkët”

Ne takuam pushues të cilët u shprehën të zhgënjyer në lidhje me kushtet e plazheve publike, të cilët shprehen se:

“Këtu derdhen ujërat e biznesit ngjitur,  të cilit me sa duket i mbyten ndërtesat aty lart dhe me pompë  i nxjerr këtu. Kam katër orë sot, që po punoj, që i mbylla vetë, por gjithsesi është për turp kjo këtu.

Ndoshta mund të përziehen dhe me ujërat e zeza dhe asnjë lloj mase nga Bashkia. Nëse Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit,  po e gjithë Qeveria bëjnë politikë dhe propogandë se janë kushte më të mira për turizëm, unë nuk po e shoh  sivjet.

Ky është problem i të gjithë qytetarëve këtu, që vijnë të bëjnë pushimet. Edhe të vijnë t’i gjejnë gjërat të gatshme, nuk do t’i bëjmë neve këtu, ja ne punuam me këtë shokun, po këtu po e shoh që është katastrofë.

S’ka përmirësim, po nuk u stabilizuan ujërat e zeza  është e kotë.  Kjo ka qenë prej kohësh nuk është se është sot”.

Emisioni investigativ “Xhadat” u interesua në Bashkinë e Durrësit në lidhje me problematikën e ujërave të zeza, por aty na u tha se:

Do të mbajnë një koferencë për shtyp ku do të flasin në lidhje me këto problematika si dhe me masat që janë marrë për fillimin e sezonit të ri turisik

Ndërsa në Bashkisë e Kavajës sa i përket ujërave të kanaleve kulluese tek zona e Golemit, të cilat derdhen në det, bashkëbiseduam me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z.Ledjo Hysa, i cili  u shpreh:

Do sistemohet ajo zonë, mëse normale, se të gjithë pushuesit bëjnë plazh aty, sepse aty është plazh publik nuk është plazh privat. Aktualisht besoj, se nesër është gjithçka e përfunduar.

Aktualisht që po flasim po merren masa për mbylljen periodike për sezonin e verës të kanalit në fjalë dhe do të vendosen tubat, do sistemohet edhe me rërë deti.

Afati kohor është pasnesër i keni të përfunduara

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy