Lapaj: Ana Dajko nuk e e do mandatin, por nuk do t'ia japë një tradhtari

Lapaj: Ana Dajko nuk e e do mandatin, por nuk do t'ia japë një tradhtari

Drejtuesit i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se e vlerëson vendimin e Ana Dajkos për të mos e dorëzuar mandatin te të tjerët edhe pse nuk e do atë. 

Lapaj paralajmëroi se Dajko nuk do të jetë një deputete e zakonshme, por do të përfaqësojë qytetarët me mbështetje të fortë ligjore dhe institucionale.

“Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi që të detyronte një lëvizje që mori 64 mijë vota që të mos përfaqësonte qytetarët? U përdor standard tjetër për PSD-në? Për ne u përdor standard tjetër? 

Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën? Bëri fjalë njeri për atë mandatin që u ndërrua për 5 minuta në Fier? Përdorën një kalë Troje, një tradhtar. 

Ana Dajko nuk e ka dashur dhe nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari. Është nënë e nderuar e 2 djemve dhe e 3 nipërve e mbesave. E ndoqa, e pashë emocionin e saj. Foli me emocionin e nënës. Është njeriu më i ndershëm i asaj salle. 

KAS ka 5 vetë, 3 të PS dhe 2 të PD dhe këta të PD-së qeshnin me këta të Ramës. Këta që bëjnë sikur zihen, kjo opozita nuk mbante anën e një subjekti opozitar. Ajo nuk do të jetë deputete e zakonshme, por do të jetë përfaqësuese ndryshe, do të ketë pas 7 avokatë që do të përgatitin rezoluta dhe ajo do t’i depozitojë me shkresa dhe akte,” tha Lapaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy