Kolegji Profesional Gjerman,  diplomohet brezi i parë / Mundësi për t’u punësuar më shpejt në teknologji (VIDEO)

Kolegji Profesional Gjerman, diplomohet brezi i parë / Mundësi për t’u punësuar më shpejt në teknologji (VIDEO)

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë (KPGJT), pjesë e Kastrati Group, ka diplomuar brezin e parë të studentëve.

 

40 studentë kanë përfunduar me sukses programet e tyre profesionale dhe tani janë të gatshëm të kontribuojnë në industrinë shqiptare dhe ndërkombëtare.

 

Rektori Jorgaq Kaçani e cilësoi këtë si moment të rëndësishëm dhe historik për Kolegjin Profesional Gjerman të Teknkologjisë, që solli risi në sistemin e arsimit në vend, duke u bazuar në dy shtylla të rëndësishme.

 

Rektori Jorgaq Kaçani: Përgatitja teorike dhe praktike dhe mbështetet në sistemin dual. Është një sistem që ka perspektivë në zhvillim. Është hequr dore arsimi tradicional që kishte nje cikel studimesh 4 ose 5 vjecar që merrje diplomën për shkak të nevojave që kërkonte tregu i punës. Ne kaluam në sistemin dual që barazon 50% praktike dhe 50% teori.

 

Studenti Andrei Lako, që u punësua menjëherë pas diplomimit në Albsig, një prej kompanive të Kastrati Group, ndau eksperiencën e tij si një histori suksesi, duke treguar se si programet praktike të kolegjit e ndihmuan të integrohej shpejt në tregun e punës.

 

Studenti: "KPGJT më dha mundësinë të zhvillohem dhe të mësoj nga profesionistët më të mirë në fushën time. Kam mësuar nga praktika dhe kam pasur mundësi që menjëherë pas diplomimit të gjeja një punë. Kolegji më dha gjithashtu besimin dhe aftësitë që më duhen për të pasur një karrierë të qëndrueshme."

 

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është një institucion i akredituar që ofron programe profesionale të orientuara drejt industrisë, duke përfshirë: Teknologji Automobili, Elektro-Mekanikë, Elektrikë & Elektronikë, Menaxhim Ndërtimi si dhe sistemet e Ajrit të Kondicionuar.

 

Këto programe studimi janë ndër më të kërkuarat në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, të përshtatshme për këdo që dëshiron të punësohet sa më herët ose të fitojë një kualifikim të profilizuar dhe të vlefshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy