Iran, gratë pa hixhab do të zbulohen përmes kamerave inteligjente

Iran, gratë pa hixhab do të zbulohen përmes kamerave inteligjente

Policia iraniane njoftoi se gratë që kundërshtojnë vendimin për të veshur hixhabin do të identifikohen përmes kamerave inteligjente të instaluara në vende publike.

Këtë vendim e ka bërë të ditur agjencia Irna, duke saktësuar se do të dërgohen mesazhe për femrat e pambuluara, pasi dalja në publik pa mbulesë dëmton imazhin shpirtëror të shoqërisë dhe shkakton pasiguri.

Policia iraniane më pas u bëri thirrje pronarëve të bizneseve që të monitorojnë dhe të marrin masa.

Në mesin e shtatorit pas vdekjes së Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për mbajtjen e pahijshme të shamisë islame, Irani u trondit nga një valë e paprecedentë protestash në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të grave me qindra arrestime dhe viktima. Një numër i madh i grave pa hixhab tani shihen në shumë vende publike anembanë vendit, pavarësisht nga rreziku për t'u arrestuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy