Tiranë/ Goditen 3 raste të organizimit të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Tiranë/ Goditen 3 raste të organizimit të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Bet”, duke goditur tre raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në ambiente të ndryshme. 

 

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 3 makineta elektronike, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe 5 celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari. 

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë dy persona, katër të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa dy shtetas u shpallën në kërkim. 

 

Në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që dyshohet se ishte marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, policia arrestoi një 22-vjeçar dhe shpalli në kërkim dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit u gjetën dy makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. 

 

Një tjetër rast u evidentua në Bathore, ku u arrestua një 39-vjeçar. Në lokalin që ai administronte u sekuestrua një makinetë dhe një celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati. 

 

Ndërkohë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, policia procedoi penalisht katër persona, pasi gjatë kontrollit iu gjetën celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive. 

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy