
Angelina Jolie zbuloi tradhtinë e Brad Pitt gjatë martesës së tyre me anë të dedektivëve privatë.
Sipas medias Page Six, Pitt u pa disa herë në një shtëpi publike gjatë martesës me aktoren e njohur.
Gjithashtu shkruhet se Pitt kishte një lidhje të gjatë me aktoren franceze Marion Cotillard, por këtë gjë ata e mohojnë të dy. Sipas burimeve të medias së huaj, thashethemet për këtë lidhje shtynë Jolie të punësojë dedektivët privatë për të zbuluar të vërtetën.
Ndërkohë çifti i njohur ndodhet në një betejë ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, ndërsa Brad kërkon një të drejtë të barabartë për kujdestarinë.



