Ish-kryeministri Berisjha në një komunikm me gazetarët ditën e sotme tha se qelitë e sotme të burgjeve e komisariateve janë shndërruar në biruca kaq të zeza saç ishin qelitë e sigurimit të shtetit. Berisha shtoi se nuk përjashrtohet fakti se mund ta kenë mbytur me lidhësen e kapuçit, por sipas tij më kriminale është fakti heshtja e organeve shtetërore.
Nuk po merrem me veprën penale që është minore edhe sikur të jetë e vërtetë. Jam këtu për të denoncuar faktin që qelitë e sotme në komisariatin janë shndërruar në biruca kaq të zeza saç ishin qelitë e sigurimit të shtetit. Nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5 javor të regjistrojë 2 vdekje të dy të rinjve në komisariatet e policisë, Arben Mici në Kamëz, dhe Ilvi Meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vitë, dhe në kohën e hetuesive më të rrepta. Mund të ketë ndodhur para viteve ’60 por mbrapa kishte toruturë çnjerëzore. Në rast se ai vendosi të vetëvarej jashtë çdo duyshimi. Kavaja vuan nga një rrjet grabitësisht që kanë krijuar shqetësim të madh por kjo nuk do të thotë të vriten njerëez në qeli. A e vari dikush atë me kordonin e kapucit të tutave, nuk përjashtohet në mënyrë absolute, por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshgtja çnjerëzore e cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve të cilat mirfilltas përbëjnë vrasje shtëtërore. Ai që administron atë qeli është i detyruar ta detyrojë ta provojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret për vetëvrasje.



