Kaos dhe trazira pas vendimit të Trump për Jeruzalemin, mbi 700 të plagosur nga protestat

Kaos dhe trazira pas vendimit të Trump për Jeruzalemin, mbi 700 të plagosur nga protestat

Goma makinash që digjen, gurë që hidhen anë e mbanë, dhe sulme me avion ushtarak Izraelit ndaj civilëve të pa armatosur. Kjo është gjendja në Lindjen e Mesme pas njohjes së Jerusalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit, ndërkohë që vendi i shenjtë po tronditet nga trazirat. Në

Raportet në Gaza flasin për 15 njerëz të plagosën nga sulmet ku mes tyre është edhe një djalë gjashtë muajsh. Dy anëtarë të Hamasit janë vrarë nga sulmet në objektin e Hamasit në Nusseirat në Gaza qendrore, thanë zyrtarët.

Pas njohjes së Jerusalemit nga SHBA-ja si kryeqytet i Izraelit, si pasojë e trazirave kanë gjetur vdekjen 3 persona ndërsa 750 të tjerë janë plagosur. Shumë prej tyre kanë pësuar plagë prej të shtënave, shumica nga plumba gome.

Policia izraelite ishte prezente në Jerusalem me trupa të përforcuara. Në Jordanin Perëndimor janë vendosur batalione shtesë të ushtrisë së Izraelit. Hantifada e tretë, si dhe e shpalli të premten “ditën e indinjatës”.

Ndërsa amerikanët në Këshillin e Sigurimit po përballen me kritika të forta për vendimin që Trump mori për Jeruzalemin.

Vendimi i SHBA-së për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit është “një rast i rrezikshëm precedent”, tha ambasadori i Egjiptit të OKB, Amr Abdellatif Aboulatta.

Ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë përmes një deklarate të përbashkët komunikojnë, se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha në televizionin Al-Jeezira, se populli i tij do të negociojë sërish me SHBA, vetëm pasi presidenti Trump ta tërheqë vendimin e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy