Kikia: Shqipëria është një vend i pisët, ka mungesë infrastrukture

Kikia: Shqipëria është një vend i pisët, ka mungesë infrastrukture

“Shqipëria është një vend i pisët jo i ndotur”. Kështu u shpreh nga studio e lajmeve të MCN TV gazetari Mentor Kikia teksa fliste për takimin e kryeministrit Rama dhe ultimatumin që u dha sot kryetarëve të bashkive në vend.

Sipas gazetarit Kikia menaxhimi i mbetjeve ka dy probleme kryesore, mungesë infrastrukture që është mungesë e qeverisë dhe mungesën e dëshirës së qytetarëve. Kikia tha se secili nga kryebashkiakët do të pastrojë territorin e tij, por shtoi se nuk kanë vend se ku ti çojnë dhe kjo bën që mbetet të derdhen në lumë dhe nga lumejt në dete.

Intervista:

Përse nuk pastrohet dot Shqipëria?

Kikia: Ajo që ne shikojmë çdo ditë është se ka sasi të mëdha mbetjesh urbane që janë hedhur nga qytetarët, familjarët, institucionet. Shqipëria është një vend i pisët jo i ndotur sepse ndotje është industriale. Menaxhimi i mbetjeve nuk është lajm i ri që i takon pushtetit vendor, por përse nuk pastrihet? Ka mungesë infrastrukture që është mungesë e qeverisë dhe mungesën e dëshirës së qytetarëve. Kjo nuk zgjidhet me ultimatum. Nuk është se ata nuk duan ta pastrojnë territorin, por ata nuk kanë ku i çojnë dhe ky është problemi. Nëpër zonat rurale mbetjet nuk mblidhen, ato shkojnë në lumë dhe nga lumi në det dhe jemi në një rreth.

Inceneratorët janë zgjidhje?

Kikia: Inceneratorët janë përqendruar në tre qytete, por në të tjerat çfarë ndodh?

Siç tashmë dihet, zoti Berisha është në një kurs përplasjeje me diplomacinë amerikane. Por, i pyetur nga gazetarët, ambasadori i BE-së Soreka deklaroi se BE ishte e gatshme të bashkëpunonte me të, nëse ai do të rikthehej në drejtimin e vendit. Kjo u komentua si një qasje tjetër nga ajo amerikane e BE-së? Si e shikoni ju?

Kikia: Ishte njëlloj surprize dhe krijoi një valë komentesh sikur BE ka qasje tjetër nga SHBA. Pavarësisht qëndrimeve që mbajnë diplomatët ata nuk janë vendimarrës se kush do të qeverisë, pavarësisht se pëlqejnë të punojnë me një kryeministër ata punojnë me atë që është në pushtet. Nëse Berisha rikthehet nuk besoj se do të prishen marrëdhëniet mes dy vendeve sepse është vullneti i popullit. Se sa do mundet Berisha të rikthehet kjo mbetet për tu parë. Është thjeshtë qasje e ambasadorit sepse ata bashkëpunojnë me qeverinë jo me individin.

Partia Demokratike i është rikthyer idesë se vetingut të politikës, duke propozuar një amendament kushtetues. Nisma ka marrë kritika edhe nga zëra jashtë politikës. A nuk është një gjë e mirë që politika të pastrohet nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar?

Kikia: Kjo është e mrekullueshme jo e mirë. Do ishte shpëtimi i Shqipërisë, por kjo është një tezë populiste, e bukur për tu besuar por thuajse e pamundur për tu realizuar për shkak se ky proces i ngarkohet SPAK me një personel të reduktuar, me shumë dosje. Ti ngarkosh atyre vetingun e politikanëve është vrasje për këtë strukturë. Një gjykatës apo një prokuror sot merr më shumë se 3 vjet kohë për të hetuar, imagjinoni një sërë politikanësh që kanë biznese. E shoh si gjë të pamundur. Mbi të gjitha mendoj se është i panevojshëm sepse ka struktura të tjera që nëse do të funksionojnë do kryejnë shumë mirë punën e vetingut. Nëse futen në lista të inkriminuar është faji i kryetarit të partisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy