
Ministri i jashtem grek, Nikos Kotzias i është rikthyer edhe njëherë marrëdhënieve me Shqipërinë ku ka shprehur gatishmërinë e Athinës për shfuqizimin e ligjit të gjëndjes së luftës me Shqipërinë.
Athina u shpreh kreu i diplomacisë helene është e gatshme për shfuqizimin e këtij ligji duke e konsideruar si budallallëk.
"Problemin me të madh që ndjejne shqiptarët, është se nuk është shfuqizuar mjaftueshëm zyrtarisht ligji i gjendjes së luftës, Greqia sigurisht do të përgjigjet . Dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë formale, apo një dyshim formal se të dy vendet janë në gjëndje lufte. Këto janë budallalleqë historike dhe duhet të mbarojme me to", ka deklaruar Kotzias në një intervistë për gazetën greke “Real News”.
Kotzias ka përshëndetur vendimet e fundit të Tiranës për varrezat e ushtarëve grekë dhe për dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Ndërsa kur është pyetur edhe marrëveshjen e kufirit detar Kotzias është mjaftuar me një përgjigje: “Do të shohim”.



