Bota lëviz drejt energjisë së pastër/ Më pak energji bërthamore, më shumë e rinovueshme

Bota lëviz drejt energjisë së pastër/ Më pak energji bërthamore, më shumë e rinovueshme

Prodhimi i energjisë bërthamore në botë është në rënie, ndërsa është rritur energjia e rinovueshme. Në vitin 2017 dhe gjysmën e parë të 2018-s. Gjatë vitit 2017 dhe gjysmës së parë të 2018-s, stacionet bërthamore i shtuan në total 7 gigavatë totalit të energjisë së prodhuar nga të gjitha burimet, që llogaritet në 257 gigavatë, ku përfshihen edhe 157 gigavatë që vijnë nga burime të rinovueshme. Kjo është rritja më e madhe e shënuar ndonjëherë në prodhimin e energjisë së rinovueshme. Gjatë periudhës prej një viti e gjysmë, 6 reaktorë të rinj bërthamorë nisën punën në Kinë, 2 në Rusi dhe 1 në Pakistan. Për të tretin vit radhazi, duke përjashtuar Kinën, prodhimi global i energjisë bërthamore ka shënuar rënie, thuhet në Raportin Botëror të Statusit të Industrisë Bërthamore 2018 (WNISR2018).

Sipas raportit, teknologjia atomike me kalimin e kohës ka ardhur duke u bërë më e kushtueshme, për shkak të masave të sigurisë, mirëmbajtjes së impianteve të vjetra dhe depozitimit të mbetjeve, ndërsa burimet e rinovueshme janë gjithnjë e më të lira. Vendet që vazhdojnë të investojnë në energjinë bërthamore, sipas raportit, e bëjnë këtë për lidhjet e që ka ajo me sektorin ushtarak. Makinat elektrike në Kinë dhe energjia e prodhuar nga era kanë ndikuar në rritjen e investimeve në prodhimin e asaj që njihet si energji e pastër.

Në periudhën korrik-shtator 2018, investimet në rang botëror në këtë sektor kanë qenë 67.8 miliardë dollarë, me një rënie prej 6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Bloomberg parashikon që ky vit të mbyllet me një nivel investimi në energjinë e pastër të barabartë me atë të vitit të kaluar. Sektori kinez i makinave po tregon vitalitet të madh. Tre kompani në Kinë në tremujorin e tretë kanë mbledhur në total një kapital prej 1.9 miliardë dollarë. Ndërkohë në impiantet e prodhimit të energjisë nga era kanë investuar Holanda (1.5 miliardë dollarë për parkun e Borssele), Teksasi (1 miliard dollarë në Hale County) dhe Tajvani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy