Francë, gjykata lë në burg Ermal Beqirin deri në ekstradimin e tij në Shqipëri

Francë, gjykata lë në burg Ermal Beqirin deri në ekstradimin e tij në Shqipëri

Gjykata e Amiens në Francë konfirmon arrestin ndaj Ermal Beqirit, duke e lënë në burg me afat deri në seancën e ekstradimit.

 

Gjithçka deri sa Shqipëria të dorëzojë dosjen nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ndaj autoriteteve pariziene.

 

Biznesmeni Ermal Beqiri i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes së AKSHI-t, u arrestua të shtunën në Francë, pasi fluturoi me një avion civil mbi një central bërthamor nën lartësinë e duhur. 

 

Të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të parregullt mbi centralin bërthamor Penly në Seine Maritime, ndërsa ishte në një lartësi prej afërsisht 1200 metra, kur piloti uli hundën e avionit në një lartësi nën limitin ligjor për fluturimin mbi vende të ndjeshme. 

 

Forcat ajrore dërguan një tjetër avion për të shoqëruar aeroplanin e Ermal Beqirit, ndërsa ajo që ra në sy të autoriteteve franceze ishte se oficerët konstatuan tre AirTag, në veshjen  Beqirajt, të cilët janë gjurmues të vegjël GPS, të prodhuar nga Apple, dhe lejojnë gjurmimin e kujtdo që i mban. 

 

Biznesmeni Ermal Beqiri u shpall në kërkim ndërkombëtar që prej fundit të vitit 2025, pasi mbi të SPAK ngriti 6 akuza “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 

Beqiri zotëron kompaninë Soft Solution dhe akuzohet se ka përfituar dhjetëra tendera me vlera nga AKSHI, ndërsa njihet si krahu djathtë i Ergys Agasit, i cili vijon ende të jetë i shpallur në kërkim. Sipas SPAK mekanizmi i marrjes së tenderave është bërë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy