Ambasadori Zaitsev: Rusëve u janë refuzuar shërbimet bankare në Shqipëri! Marrëdhëniet me Tiranën në pikën më të ulët

Ambasadori Zaitsev: Rusëve u janë refuzuar shërbimet bankare në Shqipëri! Marrëdhëniet me Tiranën në pikën më të ulët

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Alexey Anatolyevich Zaitsev, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti” tha se marrëdhëniet dypalëshe Moskë-Tiranë janë në pikën e tyre më të ulët. Ai vuri në dukje se ambasada ka dijeni për raste ku shtetasve rusë në Shqipëri u janë refuzuar shërbimet bankare për shkak të kombësisë.

Ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, rusofobia e përditshme nuk është aq e theksuar në Shqipëri, megjithëse ambasada ka dijeni për raste kur shtetasve rusë u janë refuzuar shërbime bankare dhe shërbime të tjera këtu vetëm për shkak të kombësisë. Ne do të vazhdojmë t'i përgjigjemi siç duhet manifestimeve të diskriminimit ndaj qytetarëve rusë”, shprehet ai.

Diplomati rus thotë se hapja e bazës së re të NATO-s në Kuçovë çon në një "intensifikim të mëtejshëm të tensionit ushtarako-politik në Evropë” dhe “në një rritje të pakontrollueshme të rreziqeve të sigurisë".

Do të doja të theksoja veçanërisht ndërtimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së NATO-s në rajon dhe në Shqipëri. Në këtë vazhdë është hapja në mars të këtij viti në qytetin e Kuçovës e bazës së parë ajrore taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, modernizimi i planifikuar i Portit të Durrësit, përfshirë për nevojat e Forcave të Përbashkëta Detare të NATO-s, pjesëmarrja e Tiranës zyrtare në projektin pan-evropian të transportit “Korridori 8” drejt Bullgarisë, i cili mund të përdoret për qëllime ushtarake. E gjithë kjo çon vetëm në një intensifikimin e mëtejshëm të tensionit tashmë të paprecedentë ushtarako-politik në Evropë dhe një rritje të pakontrollueshme të rreziqeve të sigurisë”.

Zaitsev thotë se shumica e popullsisë shqiptare, veçanërisht brezi i vjetër, mbetet i interesuar për kulturën ruse. Ndër të tjera ai e konsideroi Ballkanin Perëndimor si një shembull i ambicieve neokoloniale të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Ambasadori shtoi se Perëndimi kërkon nënshtrimin e elitave të këtyre vendeve duke shkatërruar sovranitetin e shteteve ballkanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy