Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Hajdini: Ardhja e Trump do të ndikojë pozitivisht në politikat mbrojtëse në vend

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Hajdini: Ardhja e Trump do të ndikojë pozitivisht në politikat mbrojtëse në vend

Në një garë që është më e ngushtë se kurdoherë më parë, amerikanët do të vihen sot përballë një zgjedhjeje historike. Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris, është kandidate e Partisë Demokratike përballë Donald Trumpin që synon rikthimin, katër vjet pasi humbi pushtetin nga Joe Biden.

Përkrahësi i Trump, Genard Hajdini, i ftuar në “Zgjohu me MCN” thotë se fitoja e tij, do të thoshte shumë për amerikanët , sidomos për politikat mbrojtëse.

Unë kam një shoqe që më thotë se është bërë shumë e vështirë jetesa në Amerikë pas shtrenjtimit të naftës, gazit dhe naftë. Janë shtrenjtuar edhe ushqimet shumë, thotë nga 35% deri në55% më shumë.

E tash unë sa në qoftë se harxhoja për shembull 300, 400, 500 dollarë për të ushqyer, do ta harxhoj 700 deri në 900 dollarë për të ushqyer dy-tre veta.

Inflacioni është shumë i lartë dhe gjithçka ka të bëjë me ekonominë, tha.

Pra atje nuk ka ekonomi në rregull, thotë, jemi në shkatërrim komplet ekonomik.

Tani çfarë politike ekonomike ka Trump që ta rregullojë këtë situatë? Ai po thotë tani që do bëjë disa politika mbrojtëse.

Në radhë të parë po thotë që do bëj tarifa kundër makinave elektrike që vijnë nga Kina. Ai thotë që të punojnë makinat me naftë e me gaz, sepse ato i tërheqin më shumë me milje më të gjata prandaj duhet makina me naftë.

Ka një ndikim të madh nëse Trump do vijë në pushtet. Përveç luftës në Ukrainë që kë një ndikim shumë të madh të mos përhapet lufta më në Evropë, në Poloni, apo Moldavi, apo vende të tjera të Evropës, ka ndikim edhe mbi Serbinë e Kosovën se Serbia është aleat i përhershëm i Rusisë.

Në qoftë se Serbia fuqizohet akoma më shumë nga Rusia, domethënë ka rrezikshmëri të lartë që mund të shpallet një luftë Kosovës për rrethinat e Mitrovicës, për veriun e Kosovës, për Mitrovicën, për Trepçën. Pra nëse fiton Kamala. Por nëse fiton Trump, ai ka bërë një marrëveshje që ka bërë te Shtëpia e Bardhë që bëri me Abdullah Hotin dhe me Vucic.

Se Trump di të bëj vetëm marrëveshje dhe se ai thotë se unë do të bëj gjithçka në mënyrë praktike e pragmatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy