Ndërsa pritet që Parlamenti të mblidhet pasdite për ngritjen e komisionit ad hoc për vetingun, kreu i qeverisë e cilëson këtë si hapin e parë në rrugën e këtij procesi. Në një status në “Tuiter”, Rama shprehet se vetingu mund të bllokohet përkohësisht, por askush nuk mund të pengojë popullin të heqë qafe pengamrrësit e drejtësisë.
“Sot në Kuvend nis rruga e vetingut. Vetingun mund ta bllokojnë përkohësisht, por s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama.
Rama është shprehur se arsyeja kryesore e protestës së PD-së në çadër prej 1 muaji e gjysmë është pikërisht përpjekja për të bllokuar vetingun dhe frika nga reforma në drejtësi.



